Vashat e Istogut në Stamboll, ja çfarë po ngjan me to!

Hendboll

Vashat e Istogut në Stamboll, ja çfarë po ngjan me to!

Nga: K. Goca Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 17:44
Vashat e Istogut në Stamboll, ka çfarë po ngjan me to!

Klubi i hendbollit Istogu nesër do të zhvillojë ndeshjen me ekipin e Malagës, në kuadër të tetës së finales së Challenge Cup (femrat), çfarë po ngjan me to në Stamboll të Turqisë? “Njoftohen qytetarët e komunës së Istogut dhe Kosovës, prindërit dhe të gjithë dashamirët e Khf Istogut se skuadra e hendbollit Istogu për momentin ndodhet në aeroportin Ataturk në Stamboll, ngase për shkak të kushteve jo të mira atmosferike ka pasur vonesa në trasen ndërkombëtare të fluturimeve dhe nuk ka qenë e mundur të udhëtoj me aeroplanin e paraparë për në Malaga. 
Autoritetet turke po bëjnë gjithçka që është e mundur që të gjejnë një mundësi që skuadra e Istogut të ateroj sonte për në Malaga, në të kundërtën ne ende nuk e diml se çfarë mund të ndodhë me fatin e ndeshjes së nesërme. 
Khf Istogu ka informuar Federatën e Hendbollit Evropian, Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe skuadrën kundërshtare.
Për gjithçka që do të ndodhë Khf Istogu me kohë do ju njoftojë për të rejat në vazhdim”, shkruan në faqen e Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat