Kapen për Flamur të Kosovës në Spanjë

Hendboll

Kapen për Flamur të Kosovës në Spanjë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 17:38
Kapen për Flamur të Kosovës në Spanjë

Nuk e kuptoj pse shteti i Spanjës bën probleme për Flamurin e Kosovës, për shtetin e njohur ndërkombëtarisht! Është e çuditshme se nuk është hera e parë që autoritetet spanjolle bëjnë telashe dhe kësaj radhe nuk lejojnë që Flamuri i Kosovës të jetë i pranishëm në ndeshjen mes Malagës dhe e fituesit të Kupës e kampiones vjeshtore të Kosovës, Istogu, që luhet në kuadër të tetës së finales së Challenge Cup në hendboll (femrat).

Faktikisht kapen për Flamurin e Kosovës dhe Istogu siç merret vesh është i gatshëm të mos ta luajë ndeshjen, nëse nuk lejojnë simbolet shtetërore të Kosovës të janë të pranishme në sallë. Një kusht me vend i drejtuesve të Istogut dhe që besojmë se kësaj fjale do t’i qëndrojnë deri në fund. Ndeshja luhet sonte në orën 18.30. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat