Berisha: Te femrat çdo ditë ka rënie të cilësisë së punës

Hendboll

Berisha: Te femrat çdo ditë ka rënie të cilësisë së punës

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 19:37
Dervish Berisha

Ish hendbollisti i mirënjohur, Dervish Berisha, është shprehur kritikë për humbjen e thellë të Istogut të shtunën e 2 shkurtit, me rezultat 40:9 nga skuadra spanjolle, Malaga. Megjithatë, Istogu të dielën e 3 shkurtit kaloi shumë më mirë, ku pësoi me 22:13 dhe kësisoj u eliminua nga garat evropiane përkatësisht nga Challenge Cup në hendboll (femrat). Berisha tha se duhet shumë punë nëpër ekipe dhe jo të lavdërohen para kohe. Sipas tij, pa punë e angazhim nuk ka edhe rezultate.

“Bota sot”: Si e shpjegoni humbjen e Istogut?

Dervish Berisha: Humbja e Istogut të shtunën me rezultat 40:9,   thyen rekord për të keq, sepse me humb 31 gol diferencë, po e humb vlerën e hendbollit tonë. Kjo po vjen pas të gjitha atyre lëvdatave e mirënjohjeve që ju bën nga Federata, Ministria e sporteve, ku aq lart e ngritën KH Istogu, që me një fitore nuk është histori. Por kjo ekip ka qenë në mesin e 16 ekipeve më të mira evropiane në Challenge League, andaj këtë meritë e ka pas dy vite rresht KHF Shqiponja por nuk ka pas kaq shumë lëvdata e përkrahje, po duket se ku ka dredhëza shumë merre kroshën e vogël.

“Bota sot”: A ka ndikuar edhe lodhja pasi një nate që qëndruan në Stamboll?

Dervish Berisha: Edhe pse kanë pas probleme me vonesa prapëseprapë kanë fjetur në Stamboll dhe kanë udhëtuar me aeroplan, andaj sado që të jetë lodhje, një sportiste duhet me dhënë maksimumin, me tregu moral të lart sportiv e me tregu lojë kolektive, qe nuk u pa të shtunën, me përjashtim të portieres që mbrojti shumë gjuajtje se do të ishte diferenca 40 gola e jo 31. Nuk është punuar qysh duhet e si duhet në hendboll as taktikisht as moralisht, pra si me pas luajt sot për herë të parë, se një ekip kampione vjeshtore e Kosovës me shënuar vetëm 9 gola është e papranuar për njohësit e hendbollit.

“Bota sot”: Si i sheh klubet e Kosovës?

Dervish Berisha: Klubet e hendbollit momentalisht po mundohen t’ia kthejnë namin hendbollit, është fjala te tri - katër ekipe të meshkujt por jo edhe ngritje të nivelit europian sepse me nga një fitore kënaqemi që nuk ka peshë të madhe. Te hendbolli i femrave çdo ditë ka vetëm rënie cilësisë së punës dhe rezultateve, a për Europë jemi shumë larg, se me një fitore nuk shkruhet histori dhe me një lule nuk çel pranvera a në Kampionatin e Kosovës kanë moral të lart, dojnë mi ngrënë njëri – tjetrin edhe pse s’ka ekipe aq të forta, vetëm tri a katër dhe ato për hendbollin e rangut që se meriton Kosova.

“Bota sot”: Ku është faj për këto dështime?

Dervish Berisha:  Dështimi është të puna profesionale, organizimi te përgatitja fizike e teknike, psikike, morali sportiv, te mentaliteti i hendbollisteve që mendojnë se ekipet europiane janë më të mira se ne.   Mandej në kokë e kanë parën, që pa pare nuk dojnë të luajnë që është një traditë shumë e keqe, sepse nëse ke pranuar me luajt me ato kushte që ti kanë afruar duhet me dhanë maksimumin të gjithë. Po e kuptojmë gjendjen e keqe financiare, andaj nuk i kuptoj sportistet, sepse në radhë të parë e kanë paren e jo të bëhen yje më vlerë, ka emrin, rezultatin dhe meritat, të jesh për lëvdatë se sa parja dhe shumë sportist të mëdhenj nuk mendojnë parën por suksesin.           Për mendimin tim dështimi është te udhëheqja e lojëve sepse nuk shihet ndërrime taktike e teknike siç ndodhi në Prishtinë në një ndeshje.

“Bota sot”: Istogu të dielën humbi me 22:13 nga Malaga?

Dervish Berisha: U humb në Malaga me 40:9, këngë e vjetër, gjejnë arsye por nuk ka arsye, sepse 31 gola diferencë nuk don koment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat