Izeti pa shokun dhe sportistin e madh që ndërroi jetë para pak ditëve - Bota Sot
Izeti pa shokun dhe sportistin e madh që ndërroi jetë para pak ditëve

Hendboll

Izeti pa shokun dhe sportistin e madh që ndërroi jetë para pak ditëve

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 13:17
Izeti pa shokun dhe sportistin e madh që ndërroi jetë para pak ditëve

Izet Gjinovci nuk e ka të lehtë t’i përballon këto ditë, për faktin se ka mbetur pa shokun dhe sportistin e madh, ish portierin e mirënjohur të hendbollit Skënder Sahiti (ndërroi jetë me 21 janar 2019), që i takon gjeneratës së artë të ish Borcit të fundviteve 70-ta dhe të 80-ta.

Gjinovci pothuajse tri dekada njihet me Sahitin, i njohur si “krali” dhe kishin biseda të shumta rreth sportit! ikja e hershme e Sahitit ka prekur thellë në zemër Gjinovcin, sepse e humbi një sportist të madh Kosova!

Një fotografi mes Sahitit (me xhemper të kuq) dhe Gjinovcit (sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës), ka shumë domethënie dhe dëshmon miqësinë e kahershme të tyre jo vetëm sportive. Ishin shokë të jetës sportive!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...