I ngushtohet klubit serb në Kosovë, ka ul kokën! Cërvena Zvezda...

Hendboll

I ngushtohet klubit serb në Kosovë, ka ul kokën! Cërvena Zvezda...

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 14:05
I ngushtohet klubit serb në Kosovë, ka ul kokën! Cërvena Zvezda...

Jo me shumë bujë, jo më shumë video, i ka ndal edhe informatat në rrjetin social në facebook, por edhe mediat serbe nuk po i japin shumë hapësirë dhe ndeshjet që i zhvillon së fundit klubi i  hendbollit Mokra Gora nga Zubin Potoku, klub ilegal, janë pothuajse në heshtje të madhe, nën hije.

Klub që nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës, klub që garon në kuadër të Serbisë, së fundi duket se po kalon momente të turpit! Sepse siç shihet ka gjasë që kanë marrë kërcënim edhe Federata e Hendbollit e Serbisë nga EHF-i, se një ditë do të dënohen që po zhvillojnë aktivitetet në territorin e një shtetit tjetër, siç është Kosova.

Mokra Gora po kalon edhe krizë të rezultateve, por edhe ndeshjet kur i luan si vendas, nuk i publikojnë as vendi ku dhe askush nuk e di se çfarë ngjan me një klub  që vepron ilegalisht. Kësaj radhe do të luajë në Beograd (nesër në orën 17.30)  kundër Obiliqit, por mbetet të shihet se ku do të luaj javën tjetër si vendas ndaj Cërvena Zvezdës së Beogradit, në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat