Cërvena Zvezda do ta mat p... për t’u fund në Kosovë në fundjavë

Hendboll

Cërvena Zvezda do ta mat p... për t’u fund në Kosovë në fundjavë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 18:54
Cërvena Zvezda do ta mat p... për t’u fund në Kosovë në fundjavë

Kanë ndryshuar gjërat, nuk është më sikurse në vitin e kaluar dhe klubet nga Serbia të vijnë e të dalin nga Kosova sikurse në bahçe të babës!  Klubi i hendbollit Cërvena Zvezda e Beogradit do të takohet me Mokra Gorën nga Zubin Potoku, në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Serbisë.

Mokra Gora është klub ilegal dhe nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës dhe zhvillon aktivitetet në Serbi. Diçka që bie në sy është se në faqen e “Skola Rukometa Mokra Gora” paralajmërohet ndeshja: RK MOKRA GORA -RK CRVENA ZVEZDA, por çudia është se data jepet e saktë, me 16 shkurt, po viti shkruhet gabimisht 2018, sigurisht është bërë qëllimisht për të humb vëmendjen!

Image

Çudia është se data jepet e saktë, me 16 shkurt, po viti shkruhet gabimisht 2018

Në fakt, Cërvena Zvezdës nga Beogradi, a do t’ia mbajë prapanica të futet në Kosovë, pra a mund do ta kalojë kufirin në Jarinje dhe të shkojë për në Zubin Potok. Gjithçka do të shihet në fundjavë, nëse Mokra Gora nuk është marrë vesh që ndeshja të luhet në Beograd! 

Prandaj, ditëve apo javëve të fundit, edhe shtypi serb po hesht për aktivitetet e Mokra Gorës, nuk jepen detaje kur ata luajnë si vendas! Fundi i një ekipit ilegal ose duhet t’i kthehet garave të Republikës së Kosovës, e të largohen nga ato ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat