E operuan gabim në Kosovë, sportisti operohet 39 herë në Francë

Hendboll

E operuan gabim në Kosovë, sportisti operohet 39 herë në Francë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 11:19
Shqipërim Limani në spital

Një gabim gjatë operimit (në njërën nga spitalet e Prishtinës) ka qenë fatal për hendbollistin Shqipërim Limani, i cili tash e një kohë është në spitalin e Francës. Ai beson se shumë shpejt do ta kalojë këtë gjendje. Ai ka mall për Kosovën dhe premton se shumë shpejt do të kthehet në fanellën e klubit të zemrës, Kastrioti të Ferizajt. Sportisti i Kosovës, 39 herë iu është nënshtruar operimit, kjo për shkak të operimit gabim në Kosovë!  Limani është 24 vjeç dhe luan në pozitën e alos së djathtë.

“Bota sot”: Shqipërim, nga viti 2017 nuk jeni në fushën e lojës, cilat janë arsyet?

Shqipërim Limani: Arsyet janë shëndeti im. Kam pas probleme shëndetësore sepse në Kosovë me bënë një operim të gabuar. Tash gjendem në Francë që 2 vite dhe kam bërë 39 operime, s’ka sukses shumë. Dhe, me mungon hendbolli shumë edhe pse këtu në Francë kam pas shumë oferta, por nuk mundem të luaj.

“Bota sot”:  Cila është gjendja juaj shëndetësore?

Shqipërim Limani: Për momentin është 50% me 50% dhe nuk dihet asgjë. Pas 39 operimeve është pak e komplikuar situata. Jam në Grenoble, në Michalon thirret spitali, i treti më i miri në Evropë.

“Bota sot”: Edhe sa do të vazhdoni atje?

Shqipërim Limani: Ende jam në spital, nuk dihet.

Image

“Bota sot”: A keni kërkuar në Kosovë shpjegim, se si ndodhi operimi i gabuar, cila ka qenë përgjigjja?

Shqipërim Limani: Përgjigje nuk kam marr kurrfare hiq, vetëm më kanë prish shëndetin tim me shumë. Kjo është e gjitha, me është dashur të udhëtoj urgjent në shtetin francez, sepse kisha probleme shumë.

“Bota sot”: Prej çka vuani?

Shqipërim Limani: Tash me kanë hequr zorrën e trash krejt, e tash e kam në bark korpën.

“Bota sot”: Cila është porosia për sportistët e Kosovës?

Shqipërim Limani: Porosia ime është për të gjithë sportistët, pa marr parasysh me çfarë sporti vazhdon, se shumë shpejt do të arrijmë kulmin e një sportit profesional, si shembull e kemi Majlinda Kelmendin, xhudisten kampione.

Image

“Bota sot”: Ju mungon shumë klubi i hendbollit Kastrioti?

Shqipërim Limani: Me mungon çdo sekondë, çdo moment edhe pse gjendem ne spital por me zemër jam në klub, me mungon tepër shumë.

“Bota sot”: A Keni kontakte me KH Kastriotin?

Shqipërim Limani: Po, çdo moment si prej kryetarit zotëri Abazi deri tek më i fundi me presin pa durim kthimin tim.

“Bota sot”: Për fund?

Shqipërim Limani: Dua ti uroj sukses në lojë të shtunën kundër Besës edhe pse me trup jam larg me zemër jam në parket. Një respekt për trajnerin Verim Zherka gjithashtu për ‘Ujqit’, gjithmonë do të jenë në zemrën time, gjithashtu falënderoj gazetën “Bota sot”, juve si gazetar, për përkrahjen që i jepni sportit në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat