Tollovi në KHF Kastrioti, s’ka pare, lojtaret japin dorëheqje, kanë edhe një mesazh për Agim Aliun - Bota Sot
Tollovi në KHF Kastrioti, s’ka pare, lojtaret japin dorëheqje, kanë edhe një mesazh për Agim Aliun

Hendboll

Tollovi në KHF Kastrioti, s’ka pare, lojtaret japin dorëheqje, kanë edhe një mesazh për Agim Aliun

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 18:02
Tollovi në KHF Kastrioti, s’ka pare, lojtaret japin dorëheqje, kanë edhe një mesazh për Agim Aliun

Pa pare nuk stërviten në klubin e hendbollit Kastrioti i Ferizajt, e cila garon në Superligën e Kosovës (femrat). Gjendja është alarmante në klub, një numër i madh i hendbollisteve kërkojnë fletlëshimin, ndërsa kanë një mesazh edhe për kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Hendbollistet e KHF Kastriotit janë tepër të revoltuara me gjendjen aktuale të klubit me renome, si pasoj siç thuhet: e mos realizimit te premtimeve nga ana e kryesisë së klubit dhe organeve kompetente.

“Ne lojtaret kemi vendosur të japin dorëheqje për shkak të gjendjes alarmante, duke mos pasur rrugëzgjidhje tjetër, kemi kërkuar fletlëshimet për të kaluar në klubet tjera, duke shpresuar se nuk do të gjendemi në pozita të tilla pasi kjo gjendje është në vazhdimësi e tutje që shumë muaj.

Vlen të përmendet po ashtu që vajzat e ekipit të këtij klubit nuk kanë qenë të mbështetura nga ana financiare për dy muaj rresht, tani shpresa e vetme që mbetet për këtë ekip është kryetari i komunës Agim Aliu i cili ka premtuar mbështetje të klubit”, thuhet nga një grup i lojtareve të Kastriotit, që i janë drejtuar me një deklaratë të përbashkët redaksisë së gazetës kombëtare “Bota sot”. 

Kastrioti përfundoi në vend të katërt me 13 pikë gjatë vjeshtës, skuadër që ka kryetrajnere Vlora Jasharin dhe ndihmëstrajnere Lirie Muhaxherin, me president klubi Skënder Ramadani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...