Gjinovci në pikëllim, humb dy miq e dy mësues të jetës! Një foto emocinuese me Binakun

Hendboll

Gjinovci në pikëllim, humb dy miq e dy mësues të jetës! Një foto emocinuese me Binakun

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:23
Hivzi Krasniqi

Mjeshtri i gazetarisë, Hivzi Krasniqi, ndërroi jetë papritur, duke tronditur të gjithë! Krasniqi deri në fund të vitit 2000 ka qenë gazetar në gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai njihet si autor i mëse njëmijë tekstesh hite të këngëve shqip, dhe si ndër pionierët e parë radiogazetarisë, i angazhuar në Radio Prishtinën e dikurshme që nga ditët e para të karrierës së tij, po ashtu ka shkruar edhe në rubrikën e sportit.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, është i pikëlluar, i cili në periudhën njëvjeçare humb dy miq e dy mësues të jetës, gazetari i mirënjohur Agim Binaku që ndërroi jetë me 9 shkurt të vitit të kaluar dhe Hivziu mbrëmë, këta të fundit së bashku kanë punuar në “Top Sport” në kohën e para luftës, pas luftës deri në fund të vitit 2000 në “Bota sot” etj.    Duhet theksuar se Gjinovci gjithmonë iu ka ndihmuar dhe ka bashkëpunuar në fushën e gazetarisë sportive me penat më të shquara që kishte shqiptaria.

“Lamtumir miku im, spirtuozi dhe gjeniu i radio gazetarisë shqipe në shqiptari.

Shumë shpejt brenda një viti dy kolos te gazetarisë shqiptare Agim Binaku dhe sot i pavdekshmi Hivzi Krasniqi nuk janë më në mesin tonë.

Image

Agim Binaku e Izet Gjinovci

Hivziu ishte spirtuozi, fjalëmbëli, autori i shumë këngëve të dashurisë, emisioneve zbavitëse ne emisionet e Radio Prishtinës kur u krijua miti për këtë institucion ne vitet 80-ta dhe boemi i vërtet, i cili papritmas na la duke ju bashkuar shokut, mikut dhe pendës brilante te gazetarisë sportive Agim Binakut.

Kurse unë mbeta pa dy miq, pa dy mësues, pa dy udhërrëfyes dhe dy kolos te vërtet te gazetarisë shqiptare.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruan Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat