Zherka iu tregoi se kush është shefi, Kastriotit, Besës, FHK-së e të gjithëve - Bota Sot
Zherka iu tregoi se kush është shefi, Kastriotit, Besës, FHK-së e të gjithëve

Hendboll

Zherka iu tregoi se kush është shefi, Kastriotit, Besës, FHK-së e të gjithëve

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 14:20
Zherka iu tregoi se kush është shefi, Kastriotit, Besës, FHK-së e të gjithëve

Dikush tha gjatë ditës së shtunë, me 16 shkurt, se kryetrajneri i Kastriotit, Verim Zherka, e ka ngushtë punën, o fitore kundër Besa Famgas, o do të shkarkohet! Verim Zherka me ekipin e Kastriotit të Ferizajt, e mposhti me rezultat 20:17 kampionin në fuqi Besa Famgas nga Peja, në ndeshjen e javës së 16-të, në derbin e Kampionatit të Kosovës në hendboll (meshkujt).  

Dikush tha pas ndeshjes shumë shkurt: “Shpëtoi Zherka, se brenda klubit ka pasur të atillë që kanë fërkuar duart që të dështoi e t’i thonë largohu”. Zherka me zgjuarsi udhëhoqi ndeshjen, iu tregoi edhe drejtuesve të klubit të vet se kush është shefi dhe si fitohet sfida, edhe Federatës së Hendbollit të Kosovës, edhe Besa Famgas edhe të gjithëve.

Zherka siç merret vesh, është shumë i qetë dhe fare nuk lodhet se çka thonë dhe kush bën matematika brenda qytetit apo jashtë qytetit! Bile si thonë disa, është mirë që drejtuesit e klubit të shkojnë e të pinë nga një kafe me të, të paguajnë që po rrinë me Zherkën dhe që po ia jep rastin të diskutojnë me të, sepse është trajner që e ka kthyer shkëlqimin e klubit. Kastrioti prinë me 30 pikë, dy më shumë se Besa dhe Prishtina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...