Cërvena Zvezda futet në Kosovë! Askush nuk e ndali!

Hendboll

Cërvena Zvezda futet në Kosovë! Askush nuk e ndali!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:06
Pamje nga ndeshja në Zubin Potok

Tronditëse kur shkelet sovraniteti i një shtetit tjetër! Klubet nga Serbia vazhdojnë të futen e të dalin nga Kosova sikur në bahçe të babës. Së fundit që e shkeli territorin e shtetit të Kosovës, pra me 16 shkurt, të shtunën e kaluar, ka qenë Cërvena Zvezda e Beogradit dhe luajti baras 30:30 me Mokra Gorën në Zubin Potok, në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Serbisë. Askush nuk e ndali klubin e hendbollit Zvezdën edhe pse ishte paralajmëruar se ata do të futen në Kosovë dhe kjo gjë ndodhi! Federata e Hendbollit e Kosovës nuk ka çfarë të bëjë më shumë, përveç që ka lajmëruar të gjitha organet kompetente vitin e kaluar, pra edhe EHF-in dhe që kjo e fundit ende nuk po reagon, ose nuk i sanksionon garat ilegale të Serbisë në shtetin e Kosovës.

Image

Përbërjet e ndeshjes

 

Futja e Zvezdës në Kosovë konfirmon edhe një herë se në kufirin e Jarinjës  futen si të duan klubet nga Serbia dhe zhvillojnë ndeshjet pa marrë leje nga askush. Në faqen e Zvezdës shkruhet me krenari për ndeshjen e zhvilluar në Zubin Potok dhe për pikën e fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat