Në drejtimin e trajnerit Besim Shala “minatorët” arrijnë “het trik” tri ndeshje tri fitore

Hendboll

Në drejtimin e trajnerit Besim Shala “minatorët” arrijnë “het trik” tri ndeshje tri fitore

Nga: F.B Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 19:35
Besim Shala

Skuadra “minatore” ka arritur edhe fitoren e tretë në stinorin pranveror, ndërsa e bukura e kësaj përveç stabilizimit dhe largimit të ngadalshëm nga zona e rrezikut është puna e mirë që po bënë ish-hendbollisti tash trajneri Besim Shala.

Ky djalosh i cili deri në edicionin e shkuar përveç barrës në organizim ishte edhe hendbollist aktiv, në këtë edicion, ka marr përsipër punën e udhëheqjes së skuadrës dhe më shumë gjasa nga dita në ditë po konsolidon ekipin dhe po kthen vetëbesimit e luhatur të hendbollistëve.

Trajneri i Trepçës , ia ka dal që të mobilzoj hendbollistët që të mbrojnë me dinjitet ngjyrat e skuadrës gjelbër e zi dhe këtë po e bënë me mjaft sukses,  nën drejtimin e tij Trepça në tri javët e para të stinorti pranveror të Superligës së Hendbollit të Kosovës shënoj tri fitore radhazi , duke mundur skuadrën rivale Drenica me rezultat 18:23 (si mysafir), rivalin e papërshtatshëm skuadrën e Vëllaznimit të Gjakovës si vendëse me rezultat 29:26 dhe skuadrën e Zhegrës së përforcuar po ashtu si mysafire 30:36.

Mitrovicasit ndonëse viteve të fundit janë përballur me gjendjen jo të mirë financiare edhe largimin nga skuadra të shumë emrave të njohur që mbrojnë ngjyrat në skuadrat tjera anekënd Kosovës, përsëri kanë gjetur motiv dhe angazhim për krijuar një ekip solid.

Ata në këto kushte dhe rrethana, ku në pjesën vjeshtore kishin një start jo shumë të suksesshëm me shumë humbje në fillim, në këtë pjesë kampionatit fal edhe orarit ia dolën të arkëtojnë pikë shumë me rëndësi shprehet Shala.

Ne si skuadër thotë ai synojmë konsolidim të mëtutjeshëm dhe të ngjitemi sa me lart në tabelë, mirëpo, jemi të vetëdijshëm se kjo n uk do të jetë aspak e lehtë, pasi tash vijnë ndeshjet më të vështira, qysh ën javën tjetër “minatorët” i pret një ndeshje e vështirë me rivalin e vjetër Vushtrrinë.

Trajneri i “minatorëve” Besim Shala është tepër i kënaqur me fillim e këtij stinori dhe me fitoret e arritura posaçërisht ato si mysafir. Ai lavdëroi angazhimin dhe përkushtimin e hendbollistëve të Trepçës të cilët janë duke e dhënë maksimumin që Trepça të jetë në katërshen e madhe të Superligës.

Shala i cili deri ën edicionin e shkuar ishte aktiv, tash ka marr drejtimin e Trepçës në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se me angazhimin e të gjithëve në klub dhe me mbështetjen e Torcides ata kanë mundësi që në fund të jenë në mesin e 4 ekipeve më të mira.

Mbetet të shihet, ecuria e mëtutjeshme e këtij edicioni, përgatitja dhe qëndrueshmëria e skuadrës në arritjen e këtyre objektivave por edhe në rikthimin e namit të hendbollit në qytetin buzë Ibrit, që është synim i kësja edhe i shumë gjeneratave tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat