Konfirmohet vendimi i madh për Kosovën - Bota Sot
Konfirmohet vendimi i madh për Kosovën

Hendboll

Konfirmohet vendimi i madh për Kosovën

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Ajo që ishte bërë e ditur në takimin e drejtuesve të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF) me presidentin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe me sekretarin gjeneral, Izet Gjinovci, të hënën është konfirmuar zyrtarisht nga IHF-ja.

IHF-ja përmes faqes zyrtar ka njoftuar se gara prestigjioze “IHF Trophy Intercontinental” do të organizohet në Prishtinë prej 10 deri më 14 prill të këtij viti. Ndeshjet e para të fazës interkontinentale të edicionit 2018\19 të IHF Trophy do të luhen të mërkurën më 10 prill, kurse të fundit të dielen më 14 prill. Gara do të zhvillohet për të rinjë (U19) dhe juniorë (U21), njofton Federata.

Fituesit e turneve kontinental të IHF Trophy nga viti i kaluar e kanë mundësinë që të marrin pjesë në fazën interkontinentale.

Kosova kishte fituar në të dy grupmoshat garën evropiane të organizuar në mënyrë shembullore në Prishtinë në tetor të vitit të kaluar. Për këtë arsye IHF-ja edhe ia besoj Federatës tonë organizimin e fazës interkontinentale, njofton Federata.

Nga Afrika pritet të merr pjesë Nigeria në të dy grupmoshat, ndërsa nga Azia të drejtën e ka Taipei Kinez. Prej Amerikës sëVeriut dhe Karaibeve, te të rinjtë pritet të garojë Kanadaja, ndërsa te juniorët SHBA-ja. Prej Oqeanisë do të jetë Zelanda e Re te të rinjtë dhe Australia te juniorët.

Prej Amerikës së Jugut dhe Qendrore do të garojë Paraguaji në të dy grupmoshat.

“Fituesi i grupmoshës së juniorëve në IHF Intercontinental Trophy do të kualifikohet direkt për botërorin 2019 të juniorëve (U21), që mbahet në Spanjë në korrik”, ka konfirmuar Federata Ndërkombëtare.

Takimi miqësor ku u bë i ditur lajmi i madh që hap rrugën që Kosova për herë të parë në ndonjë sport ekipor të marr pjesë në botëror, u mbajt më 18 shkurt në selinë e IHF-së në Basel të Zvicrës. Nikoqir i presidentit Saraçini dhe sekretarit gjeneral Gjinovci ishte presidenti I IHF-së dhe miku i madh i Kosovës, Hassan Moustafa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...