Altana: Istogun e shoh si kampione dhe fituese e Kupës

Hendboll

Altana: Istogun e shoh si kampione dhe fituese e Kupës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:20
Altana Gutiç e Faruk Shala

Istogu pretendon të gjitha trofetë në hendbollin e Kosovës (femrat). Ish hendbollistja Altana Gutiç, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se Istogun e sheh favoritë në të gjitha garat, sipas saj janë klub më i organizuar dhe me lojtare më cilësore.  

“Istogun e shoh si kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës, pasi që ka ekip më të mirë”, tha Altana, që një kohë ka luajtur për Istogun. 

Faruk Shala, trajner i Istogu, e ka uruar për datëlindje Altanën, duke shpresuar në suksese edhe më të mëdha të saj. Altana tha se mban kontakte me të gjithë, por më shumë me Marigona Ukajn, drejtoreshë e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat