Besa luan të premten, derbi zhvillohet të shtunën - Bota Sot
Besa luan të premten, derbi zhvillohet të shtunën

Hendboll

Besa luan të premten, derbi zhvillohet të shtunën

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 19:49
Ilustrim

Me ndeshjen në mes të Samadrexhës dhe Besa Famgas fillon java e 18-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Është kjo java e fundit e pjesës së rregullt të kampionatit. Më pas skuadrat ndahen në Superligën A ku luftohet për titull përkatësisht plejof dhe në Superligën B, ku gara zhvillohet për të evituar pozitën e fundit. Në Superligën A garojnë gjashtë skuadrat e para dhe në Superligën B katër të fundit, ndërsa pikët barten nga pjesa e rregullt.
Ndeshja Samadrexha – Besa Famgas zhvillohet të premten (nesër) nga ora 19:00. Besa e Pejës është kampion aktual kurse e zë vendin e dytë në tabelë me 30 pikë, dy më pak se Kastrioti që udhëheq. Prishtina është e treta me 28 pikë. Samadrexha është e fundit me 2 pikë. Kjo skuadër ndeshjet si vendas i luan në Vushtrri.
Tri ndeshje tjera të javës së 18-të luhen të shtunën. Derbi i xhiros është Prishtina – Kastrioti që zhvillohet të shtunën nga ora 17:00. Të dy skuadrat kanë synime për të ndërprerë dominin e Besës në kampionat dhe pritet takim me rivalitet dhe cilësi. 
Ndeshje me rivalitet mund të jetë edhe ajo në mes të Trepçës e Vushtrrisë, që fillon në ora 18:30. Pritet të jetë ndeshje vendimtare për pozitën e gjashtë. Vushtrria aktualisht është e gjashta me 13 pikë, sa i ka edhe Trepça në vend të shtatë. Vëllaznimi është i pesti me 14 pikë. Trepça ka fituar tri ndeshjet e deritashme në stinorin pranveror. 
Të shtunën luhet edhe ndeshja Drenica – Zhegra, që fillon në ora 19:00. Ndërsa të dielen është takimi i fundit në mes të Dritës e Vëllaznimit (17:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...