EHF vepro kundër garave të Serbisë në Kosovë! FHK-ja në pozicion mat - Bota Sot
EHF vepro kundër garave të Serbisë në Kosovë! FHK-ja në pozicion mat

Hendboll

EHF vepro kundër garave të Serbisë në Kosovë! FHK-ja në pozicion mat

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2019 Në ora: 10:44
EHF vepro kundër garave të Serbisë në Kosovë! FHK-ja në pozicion mat

Para pak ditësh Cërvena Zvezda e Beogradi u fut në territorin e Kosovës dhe nuk u pengua nga askush dhe luajti ndeshjen në kuadër të Serbisë me Mokra Gorën në Zubin Potok. Është thënë se Federata e Hendbollit e  Evropës (EHF) do të veprojë sipas rregullova në fuqi dhe do t’i sanksionojë Federatën e Hendbollit të Serbisë, por asgjë deri me tash. Sot në Zubin Potok, do të luhet ndeshje e javës së 18-të të elitës së hendbollit serb (meshkujt),  mes Mokra Gorës dhe Shamotit nga Arangjellovcit.

Ajo që bie në sy as mediat serbe as këto klube që luajnë mes vete sot nuk kanë bërë ndonjë paralajmërim, krejt në heshtje, përveç që dihet se takimi luhet në orën 19.00. Federata e Hendbollit e Evropian është e çuditshme pse nuk vepron kur ka të gjitha ato fakte se klubet nga Serbia zhvillojnë garat ilegale në një pjesë të Kosovës dhe fare nuk reagojnë. E dyta, Federata e Hendbollit e Kosovës është në pozicion mat dhe nuk din më as çfarë të bëjnë ose si thonë në popull janë as në tokë as në qiell.

FHK-ja nuk ka fuqi tjetër përveç që të dërgojë notë proteste, por çka kur nuk reagon EHF! Atëherë janë të parespektuar reagimet e FHK-së dhe në një formë përkrahen garat ilegale serbe në tokën e një shtetit tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...