EHF sqaro, a ki informacione se Federata e Serbisë po zhvillon në Kosovë...

Hendboll

EHF sqaro, a ki informacione se Federata e Serbisë po zhvillon në Kosovë...

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2019 Në ora: 10:59
EHF sqaro, a ki informacione se Federata e Serbisë po zhvillon në Kosovë...

Federata e Hendbollit Evropian (EHF) është një institucion i pavarur dhe shumë i respektueshëm! Është një institucion që i respekton të gjitha federatat e hendbollit dhe është një institucion shumë i organizuar, për çdo lëvdatë. Është një rast i paprecedent me vite e vite në Kosovë! Rasti është që klubi i hendbollit Mokra Gora nga Zubin Potoku zhvillon garat ilegale në kuadër të Superligës së Serbisë dhe aq më keq nuk i njeh institucionet e Kosovës!

Sa e sa herë është thënë nga Federata e Hendbollit e Kosovës, se janë ankuar, kanë reaguar dhe kanë kërkuar edhe ndaljen e garave ilegaleve serbe në shtetin e Kosovës, por kot se koti! Kush nuk ia rras sa shihet as FHK-së! Federata e Hendbollit e Kosovës është e pranuar me të drejta të plota në EHF e IHF dhe e barabartë me të gjitha federatat tjera evropiane e në botë.

Nëse të gjitha këto reagimet e FHK-së deri me sot mund t’i quajmë se kanë rënë në ujë, do të ishte mirë që Federata e Hendbollit Evropian, një mekanizëm i fuqishëm, ta sqarojë: a më shumë e respekton të drejtën e FHK-së, që e ka të drejtën e organizimit të garave në tërë shtetin e Kosovës apo Federata e Hendbollit e Serbisë që zhvillon garat në një shtet tjetër dhe e shkelin sovranitetin e vendit tonë. EHF, do të ishte mirë të sqarojë opinionin sportiv, se a është në dijeni për të gjitha këto gara ilegale!

Nëse jo, atëherë t’i drejtohet me një letër FHK-së, pra sekretarit të përgjithshëm të FHK-së, Izet Gjinovcit dhe ky i fundit, duke e njohur për karakterin e burrërinë që ka, do të ishte mirë një ditë ta sqarojë opinionin se ku ka arritur kjo punë. Ose, EHF se ka ndërmend fare t’i pengojë garat ilegale që zhvillohen në Kosovë, ose kjo e fundit fare nuk është në dijeni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat