Kastrioti hesht Prishtinën

Hendboll

Kastrioti hesht Prishtinën

Më: 3 mars 2019 Në ora: 13:14
Kastrioti hesht Prishtinën

Kastrioti fiton edhe derbin me PrishtinënKastrioti ka ruajtur epërsinë prej dy pikëve në krye të tabelës, duke e fituar derbin e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadra ferizajase e mposhti të shtunën Prishtinën në kryeqytet me rezultat 24:20. Pas pjesës së parë Kastrioti kishte plot gjashtë gola epërsi, 14:8. 
Kështu Kastrioti pjesën e rregullt të garave e përfundon në vendin e parë me 34 pikë. 32 pikë i ka Besa Famgas, ndërsa Prishtina renditet e treta me 28 pikë. Gara për titull do të vazhdojë tani në Superligën A, ku gjashtë skuadrat e para do të luajnë edhe dhjetë xhiro tjera, e më pas edhe në plejof. 
Në derbin mes Prishtinës e Kastriotit, mysafirët në pjesën e parë ishin vazhdimisht në epërsi që në minutat e fundit u rrit deri në gjashtë gola. Ferizajasit e mbajtën epërsinë edhe në pjesën e dytë, ndërsa Prishtina u afrua deri në dy gola në minutën e 55-të (22:20). Por ferizajasit shënuan edhe dy gola tjerë për të mbyllur edhe një derbi në të mirë të tyre. D. Terziqi me 9 gola ishte më efikasi te Kastrioti. Nga 4 gola i shënuan P. Prekazi e P. Rajatoski. A. Bajqinovci ishte më efikasi te skuadra humbëse me 7 gola. 
Java e 18-të është e fundit e pjesës së rregullt të kampionatit, kurse ka nisur të premten kur Besa Famgas fitoi shumë thellë ndaj Samadrexhës me rezultat 41:9. 
Të shtunën pos derbit në Prishtinë u luajtën edhe dy ndeshje tjera. 
Derbi rajonal mes Trepçës dhe Vushtrrisë, që u luajt në Mitrovicë, u fitua nga vushtrriasit me një gol dallim, 22:21. Vushtrriasit ishin në epërsi që prej minutës së 22-të dhe me lojë më të mirë arritën te fitorja që e deshën më shumë. Mitrovicasit rritën angazhimin në fund, por arritën të afrohen në vetëm një gol e jo edhe të barazojnë rezultatin. Ndeshja vendoste se cila prej këtyre dy skuadrave do të siguronte Superligën A. Në Superligën A do të garojë Vushtrria, kurse Trepça në Superligën B. Vushtrria është e pesta me 15 pikë kurse Trepça e shtata me 13 pikë. 
Në Drenas u takuan Drenica e Zhegra, ndërsa fitore shënoi skuadra vendase me rezultat 29:25. 
Të dielen (17:00) është ndeshja Drita – Vëllaznimi.

Prishtina – Kastrioti 20:24 (8:14)

Prishtina: Kolev, Agushi, Beqiraj, Ademi, Krasniqi 3, Bajqinovci 7, Visoka 1, Hoxha, Shahini 2, Beshiri 3, Gjuka, Kastrati 2, Abazi, Basholli 2 

Kastrioti: Prekazi 4, Terziqi 9, Shabani, Ramadani 2, Rudari, Mustafa 1, Esati, Rajatoski 4, D. Dugolli, Qerimi, Bytyqi, Curri, K, Syla 2, B. Syla, Zherka 2, A. Dugolli

Trepça – Vushtrria 21:22 (9:14)

Trepça: Buqinca, Terziqi, Zhuri 4, Fejzullahu, Mujka 3, Tahiri, Abazxhiku 6, Maxhera 4, Pllana, Nimani, Sejdijaj, Voca, Shabani 4, Beqiri, Çabra

Vushtrria: Mikullovci, Melenica, Karaça, Neziri 4, F. Jashari, Sadiku, Gubetini 4, Karagja 2, Lahu, M. Jashari 3, Musa 3, Shabani 5, Meholli, Demiri, Ademi 1 

Drenica – Zhegra 29:25 (12:12)

Drenica: Lladrovci, Zeka 2, Thaqi, Klinaku 11, Qorri, Mehmeti 12, Muqolli, Hasani 1, Haxhiu 1, Haxhijaj 2, Zariqi

Zhegra: Ibrahimi, A. Haziri 11, Murseli, Shaqiri 1, M. Murseli 3, Aliu 3, A. Isufi 6, F. Isufi 1, L. Haziri 

Samadrexha – Besa Famgas 9:41 (2:17)

Samadrexha: Bunjaku, Maloku, Hyseni 1, Krasniqi 3, Basholli 1, Jashari 3, B. Maloku 1, S. Maloku

Besa Famgas: Broqi, Tafilaj 2, Dr. Tahirukaj 4, J. Muqolli 3, Ramosaj, Dri. Tahirukaj 6, Tetova 7, B. Idrizi, Kukrika 1, Jupa 6, Çuziq 1, Gjuka 4, Bislimi 2, Y. Muqolli 5, Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat