Gjakovaret përgatiten për turneun ndërkombëtar!

Hendboll

Gjakovaret përgatiten për turneun ndërkombëtar!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:56
Skënder Alija

Kampionia e Kosovës, Shqiponja nga Gjakova, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për turneun e hendbollit në konkurrencën e femrave, i 19-ti me radhë që do të mbahet ose për herë të 15-të në nivel ndërkombëtar!  Kryetari i KHF Shqiponjës, Skënder Alija, shprehet se është turne tradicional dhe pritet të jetë edhe më interesant gjatë këtij viti në krahasim me vitet e kaluara. Ai për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se janë bërë përgatitjet e nevojshme dhe beson se do të ketë një cilësi të mirë ashtu si i ka hije këtij turneut “Shqiponja 2000”.  Drejtuesit e Shqiponjës konfirmojnë se hapja solemne bëhet të enjten në orën 15.00, kurse finalja luhet të premten në orën 14.00. “Me 7  e 8 mars do të zhvillohet turneu tradicional në Gjakovë.  

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar ekipet Slivnica nga Bullgaria, Nikshiqi nga Mali i Zi, Çair nga Maqedonia Veriore dhe aty është edhe skuadra jonë”, tha Alija. Kryetari i klubit në vazhdim thotë se synimi i tyre është të tregojnë lojë të mirë dhe të fitojnë turneun. “Synimi ynë është vendi i parë, por mbi të gjitha ta organizojmë turneun sa më mirë, kjo është më e rëndësishmja.

Është viti i 19-të që e organizojmë këtë garë, por viti i 15-të që është turne me karakter ndërkombëtar dhe kjo na gëzon shumë. Kemi përkrahjen dhe mbështetjen e Federatës së Hendbollit të Kosovës po ashtu edhe të Komunës së Gjakovës”, ka thënë Alija. Shqiponja lufton për ta mbrojtur titullin e kampionit, ekip e cila tash për tash mban vendin e tretë me 15 pikë në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat