Ramadani jep dorëheqje

Hendboll

Ramadani jep dorëheqje

Nga: K. Goca Më: 7 mars 2019 Në ora: 12:07
Ramadani jep dorëheqje

Skënder Ramadani konfirmon për gazetën kombëtare “Bota sot”, se nuk është më kryetar i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat). “Jam i kënaqur me punën e të gjithëve, jam munduar me gjet donacione por nuk ka mundur, kështu që kemi qenë në krizë financiare.

E shoh të arsyeshme që të jap dorëheqje dhe të lëshoi rrugë. I falënderoi lojtaret të gjitha që kaluam së bashku një rrugë me suksese, ishim finalist të Kupës dhe zumë vendin e katërt në stinorin vjeshtor, me tri pikë me pak se vendi i parë. E ndjej obligim moral të jap dorëheqje dhe të lëshoi rrugë. I falënderoj të gjithë që me ndihmuan dhe klubi i uroj suksese në vazhdim të kampionatit”, tha Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat