Trajnerit i Kosovës në spital, Muhaxheri e Gjinovci i qëndrojnë pranë

Hendboll

Trajnerit i Kosovës në spital, Muhaxheri e Gjinovci i qëndrojnë pranë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 18:23
Trajnerit i Kosovës në spital, Muhaxheri e Gjinovci i qëndrojnë pranë

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, të enjten e ka vizituar në spital në Gjakovë trajnerin e kombëtares së Kosovës (femrat), Lulzim Nagavci. Nagavci, që është emër shumë i njohur dhe i respektuar në hendbollin kosovar, ka pasur një keqësim të papritur të gjendjes shëndetësore së fundi, por shëndeti i tij po përmirësohet. Sipas mjekëve, por edhe gjendjes aktuale të trajnerit Nagavci, ai nga nesër pritet të ketë trajtim shtëpiak. Gjendja e tij shëndetësore është shumë më e mirë dhe stabile pas sulmit të lehtë që e kishte. 
Gjinovci në vizitën e bërë te Lulzim Nagavci ishte i shoqëruar nga zyrtarë tjerë të Federatës tonë e poashtu trajneri i kombëtares U-20, Fatmir Muhaxheri. 
Lulzim Nagavci është prej emrave të njohur të hendbollit të Kosovës. Ka dhënë kontribut të madh si lojtar i dalluar dhe prej shumë vitesh vazhdon të jap kontribut të madh si trajner. Lojtarë e lojtare të njohura në Kosovë kanë kaluar nëpër duart e tij. 
Presidenti Eugen Saraçini në emër të komunitetit të hendbollit i dëshiron shërim të shpejtë Nagavcit dhe kthim në detyrat që e presin si trajner i kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat