Në Rahovec riaktivizohen dy skuadra të hendbollit - Bota Sot
Në Rahovec riaktivizohen dy skuadra të hendbollit

Hendboll

Në Rahovec riaktivizohen dy skuadra të hendbollit

Më: 8 mars 2019 Në ora: 11:14
Në Rahovec riaktivizohen dy skuadra të hendbollit

Prej edicionit të ardhshëm, 2019/2020, hendbollit të Kosovës do t’i kthehet një qendër e rëndësishme e tij. Bëhet fjalë për qytetin e Rahovecit, që ka traditë të pasur të hendbollit. Në mungesë të palestrës në Rahovec dhe vështirësive financiare skuadra e këtij qyteti ishte larguar nga garat tri vite më parë, por pas situatës më të favorshme, henbolli do të kthehet në Rahovec. Në Rahovec javën e kaluar është hapur palestra moderne, prej më të mirave në vend dhe kjo krijon kushtet për të riaktivizuar skuadrat e hendbollit.
Kështu prej edicionit të ardhshëm Rahoveci do të ketë skuadrën e hendbollistëve dhe atë të hendbollisteve në gara. Poashtu do të ketë edhe skuadrat e grupmoshave. 
Për të diskutuar për riaktivizimin e klubeve të hendbollit, të enjten në Rahovec qëndroi sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci. Ai ka patur takim shumë konstruktiv me disa prej njerëzve të hendbollit në Rahovec, kryetarin e klubit Bejtullah Deliu, anëtarin e kryesisë dhe ish-hendbollistin, Metush Isma dhe trajnerin Afrim Deliu. Ata kanë premtuar që menjëherë do të nis puna për riaktivizimin e skuadrave.
Afro një dekadë më parë, Rahoveci kishte dy skuadra të hendbollistëve, Rahovecin e Qëndresën e poashtu një klub të hendbollisteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...