Berisha: Shqiponja ka forcë për t’i mposhtur Istogun dhe Vushtrrinë  - Bota Sot
Berisha: Shqiponja ka forcë për t’i mposhtur Istogun dhe Vushtrrinë 

Hendboll

Berisha: Shqiponja ka forcë për t’i mposhtur Istogun dhe Vushtrrinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2019 Në ora: 10:21
Berisha: Shqiponja ka forcë për t’i mposhtur Istogun dhe Vushtrrinë 

Në konkurrencën e femrave në hendboll, gjithsesi se do të jetë garë e fortë në luftë për titullin e kampionit. Istogu, Vushtrria dhe Shqiponja nga Gjakova, janë në garë dhe secila beson se në fund do të kremtojnë titullin e kampionit. Istogu prinë me 20 pikë pas 11 jave në Superligën e Kosovë, sa ka edhe Vushtrria në pozitën e dytë dhe  

Shqiponja renditet e treta me 17 sosh etj. Hendbollistja Alberina Berisha është optimiste se me Shqiponjën do ta mbrojnë titullin, por beson se do të kualifikohen edhe në finalen e Kupës së Kosovës, pasi që në çerekfinale nuk do të kenë edhe rivale shumë të fortë siç është Kastrioti. Ajo është e lumtur që kanë startuar mjaft mirë në pranverë dhe kjo i motivon edhe më shumë për javët në vazhdim. “Ne kemi startuar shumë mirë në sezonin pranveror dhe brenda 7 ditëve kemi korrur 4 fitore. Kemi mund Dritën në Gjilan, Vëllaznimin në Gjakovë, kurse në turneun ndërkombëtar që u mbajt në Gjakovë, i mundëm dy ekipe me renome: Nikshiqin nga Mali i Zi, si dhe skuadrën e ‘Sport Niki’ nga Bullgaria, kjo dëshmon formën tonë.

Prandaj, marshojmë me hapa të sigurt për ta mbrojtur titullin e kampionit!”, thotë Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”. Istogu dhe Vushtrria kanë epërsinë tri pikë karshi Shqiponjës, kjo paksa edhe i fut në presione gjakovaret. “Është e vërtet se te dy skuadrat kanë një përparësi të vogël ndaj nesh, por besoj që në këto dy takime ne do të korrim fitore”, tha ajo.

Berisha këmbëngulë se gara për titull do të jetë edhe më interesante se në vitin e kaluar. “Mendoj se këtë vit play-off-i do të jetë shumë interesant, për arsye se do të takohem mes veti katër ekipe të kualitetit të njëjtë, si Istogu, Vushtrria, Prishtina dhe Shqiponja”, nënvizoi hendbollistja.  

Më tutje shprehet se ndeshjet mes Istogut, Vushtrrisë dhe Shqiponjës, do ta përcaktojnë se cila do të përfundojë e para në pjesën e rregullt të kampionatit:

“Ndeshja e parafundit në mes të Vushtrrisë dhe Shqiponjës e përcakton të parin e kampionatit”. Ku dallon Shqiponja? “Shqiponja dallon sepse bazohet në lojtare vendase, ka një ekip kompakte, shumë të ri dhe me shumë perspektiv”, thotë Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...