Marijeta Lekaj, emër i ri në kombëtaren e Kosovës

Hendboll

Marijeta Lekaj, emër i ri në kombëtaren e Kosovës

Më: 14 mars 2019 Në ora: 19:03
Marijeta Lekaj, emër i ri në kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është përforcuar me një hendbolliste cilësore para se të fillojë kualifikimet për “Euro 2020”. Marijeta Lekaj që po luan me shumë sukses në Kroaci, do të bashkohet me Kosovën që nga aktiviteti i ardhshëm. Lekaj, e lindur në qershor të vitit 1997, është e gjatë 170 centimetra dhe mbulon shumë pozita, ndonëse më së shumti luan si bek.

Lekaj është nga Hasi, por e rritur në Kroaci. Luan për skuadrën Murvica nga Crikvenica. Kjo skuadër luan në Superligën e Kroacisë, ndërsa anëtarja e re e kombëtares së Kosovës është prej lojtareve kryesore aty. Në një ndeshje për Kupë të luajtur kohë më parë, Marijeta ka shënuar nëntë gola.

Edhe motra e vogël e Marijetës luan hendboll, por ajo aktualisht është pjesë e Kroacisë në grupmoshën e kadeteve.

Kombëtarja e Kosovës (femrat) ka afruar në vitet e fundit lojtare nga vende të ndryshme evropiane si Norvegjia, Danimarka, Suedia, Gjermania, Zvicra, që së bashku me lojtaret më të mira të Superligës tonë kanë formuar një grup të respektuar. Kombëtarja po komletohet gjithnjë e më shumë, ndërsa aktualisht mbanë vendin e 28-të në ranglistën evropiane dhe lë pas vetes plot 21 kombëtare tjera të Evropës. Në qershor apo në shtator kombëtarja do të nis me ndeshje kualifikuese për Evropianin e vitit 2020.  Në ato ndeshje përzgjedhësi Agron Shabani do të mund të llogarit edhe në shërbimet e Marijeta Lekajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat