Vushtrria e Istogu luajnë derbin e stinorit

Hendboll

Vushtrria e Istogu luajnë derbin e stinorit

Më: 16 mars 2019 Në ora: 10:30
Vushtrria e Istogu luajnë derbin e stinorit

Në Superligën e hendbollisteve e gjithë vëmendja do të jetë në Vushtrri ku luhet derbi i stinorit pranveror. Në kuadër të javës së 12-të, të shtunën nga ora 19:00 takohen Vushtrria e Istogu, dy skuadrat që po e udhëheqin garën për titull. Istogu është i pari me 20 pikë sa i ka edhe Vushtrria në vend të dytë. Shpresohet në ndeshje të fortë, cilësore e korrekte, ndërsa fakti se te Vushtrria e Istogu luajnë lojtaret prej më të mirave në vend bënë që derbi të pritet të shfaq vlerat e hendbollit të femrave në vendin tonë.

Të shtunën është edhe ndeshja në mes të Shqiponjës e Vjosës (15:30), kurse të dielen janë takimet: Drita – Vëllaznimi (15:30), Prishtina – Samadrexha (14:30), Kastrioti – Jusuf Gërvalla (zhvillohet gjat javes ).

Në Ligën e Parë (femrat) është poashtu java e 12-të. Takimi KEK-u – Verona luhet të shtunën (17:00), kurse ndeshjet tjera janë të dielen: Ferizaj – Dukagjini (13:00), Llapusha – Trepça (14:00), Prizreni – Ulpiana (13:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat