Ja pse duhet Vlora Jashari ta marr guximin e t’i drejtohet zyrës së Agim Aliut, të kërkon shpjegim...

Hendboll

Ja pse duhet Vlora Jashari ta marr guximin e t’i drejtohet zyrës së Agim Aliut, të kërkon shpjegim...

Nga: Kemajl Goca Më: 17 mars 2019 Në ora: 18:54
Ja pse duhet Vlora Jashari ta marr guximin e t’i drejtohet zyrës së Agim Aliut, të kërkon shpjegim...

Klubi është në mjegull! Askush nuk e di se si do të shkojnë gjërat gjatë javës që po vije, sepse shtatë herë kampioni i pasluftës klubi i hendbollit Kastrioti (femrat) mund edhe të shuhet. Para pak ditësh Skënder Ramadani dha dorëheqje nga posti i kryetarit të klubit, ndërsa klubi mbetet në mëshirën e askujt! Ramadani nuk mundi ta vazhdojë, për faktin se nuk kishte mjete dhe nuk arriti as të gjej sponsor!

Ndërkaq, para fillimit të kampionatit flitet se Komuna e Ferizajt në një formë direkt apo indirekte do t’i mbështes KHF Kastriotin! Ashtu edhe doli gjatë stinorit vjeshtor, Komuna e mbështeti ashtu siç thuhej nga vet brenda klubit!  

Viti 2019 nisi me krizë të madhe në këtë klub, ku ndeshjen e parë të pranverës me Samadrexhën nuk e luajtën dhe e humbën me rezultat zyrtar 10:0, kësisoj u penalizuan edhe me minus 1 pikë nga federata! E dyta, ndeshjen në Istog e luajtën, siç merret vesh kryetari i KH Kastriotit meshkujt, Lulzim Abazi, ua hoqi shpenzimet e rrugës. Ndeshja që ishte paraparë të luhet sot me “Jusuf Gërvallën” është shtyrë për të mërkurën!

A thua, po shuhet Kastrioti? Trajnerja Vlora Jashari duhet ta marr guximin dhe t’i drejtohet zyrës së kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, të kërkojë shpjegim, se a është Komuna apo jo që i qëndron prapa klubit ose pse ka ardhur në këtë situatë! Pastaj duhet të kërkojë pse nuk u mbështet Skënder Ramadani apo çfarë ngjau me këtë njeri? Ose, kryetari Aliu dhe Komuna nuk e kishin dhënë ndonjë premtim se do t’i mbështesin deri në fund. Këtë duhet ta sqarojnë fije e për pe, të paktën Vlora Jashari, nëse ka guximin t’i drejtohet zyrës së Aliut.

Sepse klubi është i qytetit dhe po i numëron ditët e ekzistimit!  Vlora Jashari duhet të jetë e vëmendshme, e guximshme dhe të kërkojë llogari pse i lanë në lloç dhe nga kush u tradhtuan nëse janë tradhtuar! Duhet të kërkoj shpjegim, sepse as Vlora Jashari nuk e ka luksin e heshtjes, për faktin  se ajo ka kaluar hiq me pas 17-18 vite në këtë klub. Aty ka derdhur djersë dhe sot nuk është e ndershme që të dorëzohen e të heshtin, pa kërkuar shpjegim nga askush!

Fundja, Vlora Jashari le t’i drejtohen edhe Federatës së Hendbollit të Kosovës, të kërkojnë që edhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, të jetë i pranishëm në takim me kryetarin e Komunës dhe të shoh se çka po ngjan me klubin me renome. Merret vesh, se pritet dorëheqje apo largime tjera nga klubi ferizajas. Duket se edhe Vlora Jashari e ka ngritur Flamurin e bardhë pas Skënder Ramadanit! Edhe ksëaj i thonë jetë sportive, kur nuk ke pare për klub, atëherë nuk mbetet gjë tjetër, të pajtohesh me dorëzim? Nëse Komuna nuk ka buxhet le t'ju tregon hapur! Vlora Jashari duhet të marr guximin dhe të kërkojë llogari, jo të ketë frikën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat