Dorëzohet Vlora Jashari!? Kjo është arsyeja - Bota Sot
Dorëzohet Vlora Jashari!? Kjo është arsyeja

Hendboll

Dorëzohet Vlora Jashari!? Kjo është arsyeja

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2019 Në ora: 11:36
Vlora Jashari

Nuk shkon me zor! Nuk i mbetet gjë tjetër Vlora Jasharit përveç që ta ngritë lart Flamurin e bardhë. Merret vesh se ajo nuk do të jetë më kryetrajnere e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), shtatë herë kampione e pasluftës.  Kriza financiare ka qenë e papërballueshme, kjo në radhë të parë detyroi që të dorëzohet kryetarin e klubit Skënder Ramadanin, që dha dorëheqje, ndërsa Vlora mendonte se pas largimit të tij, do të vije dikush që do ta shpëtoi klubin, por as kjo nuk ndodhi!

Sepse dukej në horizont se Skënder Ramadani është një lloj pengese, madje edhe disa në klub se shikoni me sy të mirë! Por as dorëheqja e Ramadanit nuk solli ditë të bardha për klubin dhe Vlora mbetet në udhëkryq pa semafor, nuk ka shtegdalje përveç dorëzimit të dhimbshëm, edhe pse ende zyrtarisht nuk e ka konfirmuar ajo vet, por raportohet nga burimet e afërta të saj se e ka përgatitur dorëheqjen! Ndeshja me “Jusuf Gërvallën” është shtyrë për ditën e nesërme, nëse nuk zhvillohet atëherë Kastriotin edhe mund të përjashtohet.

Drejtoria e sportit në Ferizaj ende nuk ka dal me asnjë reagim, nuk dihen arsyet përse heshtin apo presin të marrin ndonjë hap si shpëtimtarët e artë! “Vlora Jashari në fund e ka kuptuar realitetin se nuk ka mbështetje dhe u desh të mendoj këtë punë para vitit 2019 dhe jo t’i futet mali pa sopat ashtu si iu fut pa llogaritë këto telashe”, ka thënë njëri nga njohësit e kësaj loje në Ferizaj.

Në anën tjetër, Federata është në siklet dhe me dhimbje koke, çfarë të bëjë me klubin me traditë! A përjashtohet një klub me traditë. Përjashtimi i Kastriotit nga garat, është vetëvrasje për Federatën e Hendbollit të Kosovës apo sikur t’ia futesh vetes thikën!

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat! Tash Vlora duhet t'i analizojë shkaqet e kësaj situate, a dështojë vet, a gabojë rëndë diku, apo e tradhtuan dhe si u fut në këto ujëra e nga kush! Dikush i ka gënjyer, kështu që sigurisht se duhet Vlora hapur të thotë se kush i la në baltë dhe fundja të kërkojë një takim urgjent me kryetarin e dorëhequr Skënder Ramadanin e së bashku të gjejnë shkakun e kësaj krize. Duket se Vlora nuk e ka guximin ta thotë hapur, kështu që ka zgjedhur heshtjen!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...