Luzha: Turp, turp, nuk ju mjaftoi gjithë kjo...

Hendboll

Luzha: Turp, turp, nuk ju mjaftoi gjithë kjo...

Nga: K. G. Më: 19 mars 2019 Në ora: 13:14
Luzha: Turp, turp, nuk ju mjaftoi gjithë kjo...

Trajneri i klubit të hendbollit Vëllaznimi nga Gjakova (femrat), Uran Luzha, është i revoltuar me referim dhe ka hedhur akuza të rënda. 
“Deri kur me kjo urrejtje ndaj një ekipi nga dyshja e gjyqtarëve Cakiqi – Morina. Nuk është hera e parë që referon kundër ekipit tonë, vjet u dënuan nga FHK për kësi lloj referimi pikërisht ndaj nesh.
Neve nuk na mbetet gjë tjetër por të kërkojmë nga KG i FHK-së, që t’i përcjell vetëm xhirimet e lojës.
Jemi një ekip i ri me moshë mesatare nën 17 vjet nuk e meritojmë për hir të masovizimit të sportit në Kosovë. Turp, turp nuk ju mjaftoi gjithë kjo, por edhe ofendimi ndaj lojtareve nga referët, ky ish kulminacioni”, shkruan Luzha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat