Prishtina në presion, sprovohet nga Besa

Hendboll

Prishtina në presion, sprovohet nga Besa

Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:08
Prishtina në presion, sprovohet nga Besa

Besa Famgas – Prishtina është derbi i javës së 22-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa e Prishtina takohen në palestrën “Karagaçi” në Pejë nga ora 18:00 (nesër).  Kampioni aktual, Besa Famgas është kthyer në vend të parë të shtunën pas fitores së thellë ndaj Vushtrrisë. Besa i ka 38 pikë aq sa edhe Kastrioti i vendit të dytë.

Prishtina është e treta me 32 pikë. Prishtina e ka befasuar Besën në vjeshtë, duke ia shkaktuar njërën nga dy humbjet e këtij kampionati. Shpresohet në ndeshje të fortë e cilësore të dy prej skuadrave pretendente. Prej orës 18:00 takohen edhe Kastrioti e Drita në Ferizaj dhe nga ora 20:00 luhet ndeshja Vushtrria – Vëllaznimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat