Nuk pritet të kenë telashe favoritët - Bota Sot
Nuk pritet të kenë telashe favoritët

Hendboll

Nuk pritet të kenë telashe favoritët

Më: 23 mars 2019 Në ora: 10:24
Pamje nga një ndeshje

Me ndeshjen Prishtina – Vushtrria fillon xhiroja e 23-të në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje luhet të shtunën (sot) nga ora 16:00. Prishtina është e treta me 32 pikë dhe është favorit ndaj Vushtrrisë që renditet në vend të gjashtë me 18 pikë. 
Të shtunën është edhe ndeshja Drita – Besa Famgas, që fillon në ora 18:00. Kampioni aktual, Besa Famgas nuk pritet të ketë telashe për të arkëtuar edhe dy pikë të reja. Besa i ka 40 pikë në vend të dytë, sa edhe Kastrioti në vend të parë. Drita e Gjilanit është e katërta me 20 pikë.
Java në Superligën A përmbyllet të dielen nga ora 17:00 kur zhvillohet ndeshja Vëllaznimi – Kastrioti. Ferizajasit nuk pritet të kenë poashtu telashe për të shënuar fitore. 
Në Superligën B është java e 21-të. Të shtunën (19:00) është ndeshja Drenica – Samadrexha, kurse të dielen prej orës 17:00 takohen Zhegra e Trepça.
Në Ligën e Parë (meshkujt) është java e nëntë. Ndeshja Dukagjini – Deçani (18:00) luhet të shtunën, kurse të dielen janë ndeshjet Llapi – Lepenci (18:00) e Prizreni – Ulpiana (17:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...