Vlora Jashari jep dorëheqje

Hendboll

Vlora Jashari jep dorëheqje

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2019 Në ora: 12:07
Vlora Jashari jep dorëheqje

Vlora Jashari edhe zyrtarisht jep dorëheqje nga posti i kryetrajneres së klubit të hendbollit Kastrioti i Ferizajt (femrat), shtatë herë kampione e pasluftës.  

Arsyeja e dorëheqjes së saj është për shkak të obligimeve që ka në jetën profesionale. “Ka kohë që kam menduar dorëheqjen por për hir të vajzave e kam vazhduar për disa muaj. Obligimet tjera që kam nuk mundem të vazhdoj dhe jap dorëheqje.

Iu dëshiroj suksese vajzave, i falënderoj për bashkëpunim dhe respekt", tha Jashari për gazetën kombëtare "Bota sot". Megjithatë, Jashari tani ka funksion të ri në klub, është nënkryetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat