Bashkim Haxhimusa i la pa tekst KHF Kastriotin dhe Vlora Jasharin, kush e ka radhën tani?

Hendboll

Bashkim Haxhimusa i la pa tekst KHF Kastriotin dhe Vlora Jasharin, kush e ka radhën tani?

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2019 Në ora: 12:25
Bashkim Haxhimusa gjatë një marshi

Opinion

Bashkim Haxhimusa është përgjegjës për sport në Komunën e Ferizajt, duket se nuk e ka më ndërmend ta duroj askënd që flet pa letra dhe secilit ka vendosur t’ia tregoj vendin ku e ka. Raportohet se Haxhimusa shumë shpejt mund të del edhe me një letër të hapur dhe të tregoj të gjitha detajet e anës profesionale dhe nuk do të toleroj askënd më llomotit pa fakte, pa program dhe pa kritere.  

Ai para pak ditëve i la pa tekst Klubin e hendbollit Kastriotin (femrat) dhe Vlora Jasharin që dha dorëheqje ditë më parë, kur iu tha publikisht. “Komuna e Ferizajt e ka ndihmuar KHF Kastriotin me 7000 euro, mjete financiare për stinorin vjeshtor për vitin 2018 e që është e ligjshme që komunat e Kosovës të i ndihmoj klubet sportive me 20% deri në 30 për qind të mjeteve të nevojshme financiare nga totali vjetor i një klubi, ndërsa kryesia e klubit duhet të i siguroj mjete (70%) tjera të nevojshme, a deri më tani ka ndodhë e kundërta, e unë i pyes kryesinë e klubit sa mjete ka siguruar nga donatoret dhe çka bën ajo kryesi.

Edhe Vlora Jashari nuk ka pse të dorëzohet, sepse ende nuk ka filluar, për katër muaj punë nuk ka lodhje, duhet të kërkohen mundësit për ndryshim e jo të kërkohet dera e komunës sepse klubet sportive janë OJQ dhe përgjegjësia bie mbi organet udhëheqëse të klubit e kurrsesi dikund tjetër”, kështu kishte deklaruar Haxhimusa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

AS KHF Kastrioti dhe as Vlora Jashari nuk patën guximin t’i kundërvihen Haxhimusës dhe aq me tepër kur ai përmendi edhe shifrat se sa kanë marr nga Komuna! Prandaj, Haxhimusa e fitojë këtë betejë bindshëm.  Cili klub tani e ka radhën që të përballet me të vërtetën e ndihmës nga ana e Komunës së Ferizajt? Mbetet të shihet, por merret vesh se Haxhimusa e ka gati letrën për opinion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat