Fol Skënder, kush ta përgatiti bojkotin brenda klubit! Ja FHK si e shpëtoi Kastriotin!

Hendboll

Fol Skënder, kush ta përgatiti bojkotin brenda klubit! Ja FHK si e shpëtoi Kastriotin!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2019 Në ora: 12:51
Skënder Ramadani

Njihet si njeri i qetë, një njeri me parime dhe është e çuditshme pse e ka zgjedhur heshtjen Skënder Ramadani që nga periudha kur ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të klubit të hendbollit Kastrioti i Ferizajt (femrat), shtatë herë kampione e pasluftës.

Klubi pothuajse u shua, por një meritë të madhe që shpëtoi kolektivi e ka Federata e Hendbollit e Kosovës e cila i mbylli sytë në shumë raste, duke i shtyrë ndeshjet pa arsye, vetëm mos të shuhet! Kur Kastrioti e humbi lojën me rezultat zyrtar 10:0 nga Samadrexha, iu morë një pikë si ndëshkim! Në rast se edhe një takim nuk do të luhej, atëherë Kastrioti do të përjashtohet.

Kastrioti iu shty edhe ndeshja me “Jusuf Gërvallën” dhe shpëtuan nga përjashtimi, por kjo meritë i shkon ekskluzivisht Federatës së Hendbollit të Kosovës po ashtu edhe disa klubeve që patën durimin.

Por ajo që çuditë, Skënder Ramadani po hesht dhe nuk del hapur të tregoj se si e bojkotuan dhe nuk i dolën shumica e lojtareve në sallë. A thua, pse Skënderi nuk tregon se si ia përgatitën bojkotin apo puqin, kush dhe si dhe a kanë gisht edhe ish trajneret? Do të ishte mirë Skënderi të sqarohet! “Besnik Berisha mirë që ka ardhur kryetar klubi sepse i nxori nga fundosja, po ashtu emërimi kryetrajner i ri i Burim Zaskokut, ka sjell pozitivitet dhe disiplinë”, ka thënë një burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat