Besa lehtë në Gjakovë, Zhegra mposht Drenicën

Hendboll

Besa lehtë në Gjakovë, Zhegra mposht Drenicën

Më: 31 mars 2019 Në ora: 23:13
Pamje nga ndeshja

Të dielen është luajtur një ndeshje në Superligën A e një në Superligën B të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat të lartë, 47:18. Pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 24-t, ekipi pejan kishte epërsi prej 22:12. Me këtë fitore Besa Famgas është kthyer në vend të parë me 44 pikë, sa i ka edhe Kastrioti në vend të dytë. Vëllaznimi mbetet i pesti me 19 pikë. 

Në Superligën B u luajt ndeshje e parë e javës së 22-të. Në Gjilan, Zhegra fitoi ndaj Drenicës me rezultat 30:26. Zhegrasit pjesën e parë e fituan me rezultat 15:13. Kështu është bërë interesante gara për të shmangur pozitën e parafundit në Superligën B. Drenica është e dyta me 14 pikë, ndërsa Zhegra e treta me 13 pikë. Samadrexha renditet e fundit (4) me vetëm 2 pikë, derisa Trepça udhëheq me 19 pikë. 

Ndeshja Samadrexha – Trepça luhet të hënën nga ora 19:00. 

Vëllaznimi – Besa Famgas 18:47 (12:22)

Vëllaznimi: Luzha, Hoxha, Halili 2, Neziri 9, Rama 3, Rexha 3, Bardhoku, Gaxha, Fana 1

Besa Famgas: Mehmeti, Berisha, Idrizi 1, Bislimi 3, Çuziq, J. Muqolli 8, Y. Muqolli 1, Tahirukaj 10, Vokshi 5, Gjuka 5, Jupa 4, Tetova 2, Ramosaj 2, Tahirukaj 3, Kukrika 3

Zhegra – Drenica 30:26 (15:13)

Zhegra: Ibrahimi, F. Isufi 3, Aliu 6, Shaqiri 5, A. Isufi 10, Dema, Haziri 1, Murseli, E. Shaqiri 5, Bajrami

Drenica: Lladrovci, Muqolli, Thaqi 4, Qorri 1, Zeka 1, Hasani 1, Haxhiu 1, Mehmeti 7, Zariqi 1, Klinaku 10

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat