Kosova luajti mirë me Turqinë

Hendboll

Kosova luajti mirë me Turqinë

Më: 6 prill 2019 Në ora: 10:35
Kosova luajti mirë me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) po vazhdon në Stamboll përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Izraelit që luhen javën tjetër. Në kuadër të kampit përgatitor, kombëtarja e ka luajtur ndeshjen e parë stërvitore ndaj Turqisë. Ndeshja ishte një test i suksesshëm, që i ka shërbyer shumë përzgjedhësit Taip Ramadani. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, 25:25. 
“Pas një nisje të dobët, ku mbetëm 11:6 prapa, filluam të gjejmë formën tonë dhe të komponojmë mbrojtjen më mirë. Provuam disa variante të reja në sulm dhe isha i kënaqur me ekzekutimin. Për herë të parë e provuam Bashkim Gashin dhe menjëherë ai gjeti mirëkuptim me ekipin dhe kontriboi shumë pozitivisht. Gjithashtu është mirëpritur nga ekipi, ka humor të mirë dhe është i shoqërueshëm. Xhafolli, Terziqi dhe Tahirukaj u dalluan në sulm dhe shfrytëzova rastin të provojë Ramosajn në sulm për një periudhë të gjatë dhe i dhash hapsirë të provojë gjuajtjet nga distanca. Në mbrojtje Ramadani ishte i shkëlqyeshëm dhe luftarak. Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin e tij me Jupën””, ka thënë selektori Ramadani. Pas dy ditësh luhet edhe një ndeshje stërvitore me Turqinë, që poashtu po përgatitet për ndeshje të rëndësishme me Greqinë. 
Të premten selektori Ramadani nuk ka mundur të llogaris në Abdullahun, Ahmetin, Dedajn e Kabashin. Për ndeshjen e së dieles bashkohen me ekipin Abdullahu e Ahmeti, ndërsa Dedaj e Kabashi për shkak të obligimeve vijnë direkt në Prishtinë.
Ndeshja Kosovë – Izrael luhet të mërkurën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Më pas dy kombëtaret takohen edhe në Tel Aviv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat