Ramadani:Jemi gati për një ndeshje agresive dhe luftarake

Hendboll

Ramadani:Jemi gati për një ndeshje agresive dhe luftarake

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:44
Ramadani:Jemi gati për një ndeshje agresive dhe luftarake

Te kombëtarja e Kosovës në hendboll janë shumë të motivuar dhe optimist për ndeshjen ndaj Izraelit. Ndeshja Kosova – Izraeli zhvillohet të mërkurën nga ora 19:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndeshja është e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”. Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikime.
Kombëtarja të hënën është kthyer nga Stambolli dhe të martën ka zhvilluar përgatitjet e fundit në Prishtinë para ndeshjes me izraelitët. 
“Me ardhjen e kapitenit Dedaj dhe Kabashit, jemi kompletuar. Kshim një stërvitje taktike dhe punuam në disa çështje që i evidentuam në dy ndeshjet stërvitore me Turqinë. Poashtu punuam që të inkuadrojmë në sistem Dedajn, Kabashin, Abdullahin e Ahmetin që nuk luajtën në Turqi. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe vërehet një fokusim i nivelit më të lartë se herave tjera. Fizikisht lojtarët janë në nivel të pranueshëm. Kemi folur për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe kapacitetin e kundërshtarit. Jemi gati për një ndeshje agresive dhe luftarake. Shpresoj se do të shprehim vullnetin tonë për fitore në këtë ndeshje të madhe”, ka thënë përzgjedhësi Taip Ramadani.
Lojtarët e trajnerit shpresojnë edhe në përkrahjen nga tribunat, të cilën e vlerësojnë shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat