Kosova shumë e motivuar për ndeshjen me Izraelin - Bota Sot
Kosova shumë e motivuar për ndeshjen me Izraelin

Hendboll

Kosova shumë e motivuar për ndeshjen me Izraelin

Më: 10 prill 2019 Në ora: 11:24
Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikime.

Te kombëtarja e Kosovës në hendboll janë shumë të motivuar dhe optimist për ndeshjen ndaj Izraelit.

Ndeshja Kosova – Izraeli zhvillohet sot nga ora 19:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndeshja është e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”. 

Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikime.

“Ishim katër ditë në përgatitje në Turqi dhe kemi zhvilluar dy ndeshje pozitive kundër Turqisë. Tani jemi të gjithë të përqendruar në ndeshjen kundër Izraelit. Besojmë që jemi të gatshëm dhe që ka ardhur koha që ta shënojmë fitoren e parë në eliminatore. Ky do të ishte një motivim shumë i madh për ndeshjet tjera eliminatore”, ka thënë pivoti Kastriot Jupa.

Kombëtarja të hënën është kthyer nga Stambolli dhe të martën ka zhvilluar përgatitjet e fundit në Prishtinë para ndeshjes me izraelitët. 

“Me ardhjen e kapitenit Dedaj dhe Kabashit, jemi kompletuar. Sot kishim një stërvitje taktike dhe punuam në disa çështje që i evidentuam në dy ndeshjet stërvitore me Turqinë. Poashtu punuam që të inkuadrojmë në sistem Dedajn, Kabashin, Abdullahin e Ahmetin që nuk luajtën në Turqi. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe vërehet një fokusim i nivelit më të lartë se herave tjera. Fizikisht lojtarët janë në nivel të pranueshëm. Kemi folur për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe kapacitetin e kundërshtarit. Jemi gati për një ndeshje agresive dhe luftarake.. Shpresoj se do të shprehim vullnetin tonë për fitore në këtë ndeshje të madhe”, ka thënë përzgjedhësi Taip Ramadani.

Lojtarët e trajnerit shpresojnë edhe në përkrahjen nga tribunat, të cilën e vlerësojnë shumë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...