Kosova shkëlqen, i shkakton humbje Izraelit! - Bota Sot
Kosova shkëlqen, i shkakton humbje Izraelit!

Hendboll

Kosova shkëlqen, i shkakton humbje Izraelit!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2019 Në ora: 20:55
Kosova shkëlqen, i shkakton humbje Izraelit!

Djelmoshat e kombëtares së Kosovës shënuan fitoren e parë dhe historike në grupin 1 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në hendboll. Kosova shkëlqeu me lojë e rezultat duke i shkaktuar humbje me 27:24 (12;8) Izraelit, në ndeshjen që u zhvillua në një atmosferë fantastike në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Kjo është fitorja e parë e Kosovës pas humbje si mysafirë nga Polonia me rezultat 37:14 dhe si vendas nga Gjermania me 14:30, kësisoj u barazuan me pikë me polakët dhe izraelitët.

Një fitore që hapë rrugët për një kualifikim të mundshëm. Një reflektim i punës së madhe që ka bërë përzgjedhësi Taip Ramadani, i cili ka komponuar një ekip për merak që po jep frytet e saja dhe me lojë e rezultat bëri krenarë të gjithë. Një fitore në momentin e duhur dhe shumë e ëmbël. Në minutën e 19-të, Kosova në epërsi me 7:3, për të përmbyllur pjesën e parë në favor të saj me 12:8. Pjesa e dytë mjaft interesante dhe përkrahje e  madhe nga tifozët, kur Kosova shkëputët në 24:19, 25;21 dhe 27:22, për të fituar sfidën me 27:24.

Hendbollistët më efikas në radhët e Kosovës ishin Valon Dedaj me 10 gola, Enis Kabashi (4) dhe Deniz Terziqi (4), ndërsa te izraelitët u dalluan Ezra Hamami (6) dhe Chen Pomerantz (5).

Grupi 1
Polonia-Gjermania    18:26
Kosova-Izraeli    27:24
Tabela
1. Gjermania    3    3    0    0    
2. Izraeli    3    1    0    2    2
3. Polonia    3    1    0    2    2
4. Kosova    3    1    0    2    2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...