Kosova e motivuar për Nigerinë dhe Kanadanë

Hendboll

Kosova e motivuar për Nigerinë dhe Kanadanë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:24
Kosova e motivuar për NIgerinë dhe Kanadanë

Sot është dita e tretë e IHF Trophy Intercontinental. Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit luhen ndeshjet e fundit të fazës grupore. Në dy prej katër ndeshjeve paraqiten kombëtaret tona. Shpresohet në suksese të reja të Kosovës, ndërsa djelmoshave tanë iu duhet përkrahja e tifozëve për paraqitje sa më të mirë. Fillimisht prej orës 17:00, Kosova U19 luan ndeshje të rëndësishme ndaj Kanadës. Nga ora 19:00, kombëtarja U21 synon të bëjë edhe hapin e rradhës drejt botërorit, kur takohet me Nigerinë.

Orari i së premtes

Nigeria U19 – Paraguaji U19 (13:00)

Paraguaji U21 – SHBA U21 (15:00)

Kanada U19 – Kosova U19 (17:00)

Nigeria U21 – Kosova U21 (19:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat