Nigerianit që i humbi telefoni në Republikën e Kosovës, ja kush ia gjeti! - Bota Sot
Nigerianit që i humbi telefoni në Republikën e Kosovës, ja kush ia gjeti!

Hendboll

Nigerianit që i humbi telefoni në Republikën e Kosovës, ja kush ia gjeti!

Nga: K. Goca Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:41

Iu zbeh shumë fytyra, i merakosur fortë hendbollisti i grupmoshave të reja, për shkak se i humbi telefoni në Republikën e Kosovës. Fatmirësish e gjeti!
“Policia e Kosovës tregoi edhe njëherë profesionalizëm, gjatë ndeshjeve të IHF Trophy Internacional qe po zhvillohet ne Prishtinë nga data 14 prill, një hendbollisti të Kombëtares se Nigerisë i humbi celulari mbrëmë gjatë zhvillimit te ndeshjeve te ditës së dytë të Kampionatit. Mirëpo duke ju falënderuar, zyrtarit policor Nebi Shaqiri i cili gjatë kryerjes së detyrës së tij hasi në një telefon celular dhe të njejtin e ka dorëzuar ne stacionin policor - qendër. Pas informimit nga ana e lojtarit për humbjen e telefonit, aktivistet e FHK u informuan nga rreshteri Gëzim Krasniqi se një telefon është gjetur, dhe me pas ju dorëzua hendbollistit nigerian”, bëhet e ditur nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...