Kosova U21 në mënyrë impresive kalon në gjysmëfinale - Bota Sot
Kosova U21 në mënyrë impresive kalon në gjysmëfinale

Hendboll

Kosova U21 në mënyrë impresive kalon në gjysmëfinale

Më: 12 prill 2019 Në ora: 22:02
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka bërë edhe një hap drejt kualifikimit në botëror. Kombëtarja jonë të premten e ka mposhtur Nigerinë me rezultat bindës, 34:21. Djelmoshat e trajnerit Fatmir Muhaxheri kanë dominuar plotësisht ndaj Nigerisë dhe kanë arritur tjetër fitore bindëse pas asaj ndaj Taipeit Kinez (31:23).

Kështu Kosova U21 në gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental ka kaluar prej vendit të parë në grupin A. Taipei Kinez ka kaluar poashtu në gjysmëfinale nga grupi A, ndërsa Nigeria ka mbetur e treta në grup dhe do të luajë për plasman. Në grupin B, SHBA ka dalur e para me 4 pikë. Paraguaji renditet i dyti me 2 pikë, ndërsa Australia e treta pa pikë.

Në gjysmëfinale, të shtunën, Kosova luan me Paraguajin (19:00), ndërsa SHBA takohet me Taipein Kinez.

Nigeria U21 – Kosova U21 21:34

Kosova U21: Art Luzha, Labinot Gubetini 1, Arben Dugolli, Besian Abazi, Lulzim Shabani 7, Rinor Avdulli 2, Drenit Tahirukaj 9, Festim Mustafa 1, Flakrim Beqiraj, Jon Muqolli 5, Albin Xhafolli 5, Atdhe Basholli 1, Adrian Halili 2, Blend Dalladaku 1

Kanada U19 – Kosova U19 35:31

Kosova U19: Gentian Mani, Arben Berisha, Florian Rexha 1, Vilson Gojani 2, Bledon Maloku 2, Adonit Isufi 5, Arber Neziri, Agon Selmani, Elion Vokshi 7, Yll Muqolli 8, Rikard Quni 5, Ermal Dukaj, Leonard Muqolli, Besnik Bytyqi 1

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...