Derbi i hendbollisteve luhet në Prishtinë

Hendboll

Derbi i hendbollisteve luhet në Prishtinë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 09:31
Ilustrim

Krahas ngjarjes ndërkombëtare IHF Trophy Intercontinental dhe ndeshjeve të kombëtares A, aktivitetet e hendbollit në vend vazhdojnë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.

Derbi i kësaj xhiro zhvillohet të dielen nga ora 14:30 në kryeqytet, ku përballen Prishtina e Vushtrria. Prishtina është e katërta në tabelë me 22 pikë, derisa Vushtrria është e dyta me 26 pikë.

Të dielen janë edhe dy ndeshje tjera: Drita – Samadrexha (15:00) e Vjosa – Istogu (12:30). Të shtunën janë ndeshjet: Vëllaznimi – Jusuf Gërvalla (17:30) e Shqiponja – Kastrioti (14:00).

Në tabelë prinë Istogu me 28 pikë, Vushtrria është e dyta me 26 e Shqiponja e treta me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat