Sot gjysmëfinalet, Kosovës i duhet përkrahja

Hendboll

Sot gjysmëfinalet, Kosovës i duhet përkrahja

Më: 13 prill 2019 Në ora: 11:46
Sot gjysmëfinalet, Kosovës i duhet përkrahja

Pas tri ditëve plot ndeshje në kuadër të fazës grupore, të shtunën (sot) zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental.

Gjysmëfinalet luhen në të dy grupmoshat, U21 e U19, kurse ekipet kombëtare të Kosovës janë pjesë e tyre. 

Djelmoshave tanë u duhet përkrahja e tifozëve për të kaluar në finale. Kombëtarja U21 pret të bëjë hapin e rradhës drejt kualifikimit në botëror, ndërsa kombëtarja U19 të përmirësojë përshtypjet pas paraqitjes së zbehtë të premten ndaj Kanadës. 

Ndeshjet gjysmëfinale luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ndeshjet e ditës së katërt të IHF Trophy Intercontinental (e shtunë)

U19Ndeshja për vend të pestë

Paraguaji – Zelanda e Re (13:00) Palestra 1 Tetori

Gjysmëfinalet (Pallati i Rinisë)

Kanada – Nigeria (13:00)

Taipei Kinez – Kosova (17:00)

U21Ndeshja për vend të pestë

Nigeria – Australia (16:00) 

Palestra 1 Tetori

Gjysmëfinalet (Pallati i Rinisë)

SHBA – Tapei Kinez (15:00)

Kosova – Paraguaji (19:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat