Reagon Prishtina: Salla vazhdon të shfrytëzohet dhe dëmtohet - Bota Sot
Reagon Prishtina: Salla vazhdon të shfrytëzohet dhe dëmtohet

Hendboll

Reagon Prishtina: Salla vazhdon të shfrytëzohet dhe dëmtohet

Nga: K. G. Më: 18 prill 2019 Në ora: 12:22
Reagon Prishtina: Salla vazhdon të shfrytëzohet dhe dëmtohet

Klubi i hendbollit Prishtina (meshkujt) reagon ashpër në lidhje me palestrën në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinës, sipas tyre nga e hëna nuk kanë mundësi ta shfrytëzojnë sallën!
“Klubet e Prishtinës e kanë vetëm një sallë ku mund të stërviten dhe ajo vazhdon të shfrytëzohet dhe dëmtohet për organizime të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me sportin. Që nga e hëna sportistët e shumtë nuk kanë mundësi shfrytëzimi të sallës.

Shumica e klubeve duhet të harxhojnë ekstra mjete që të ruajnë kontinuitetin e stërvitjeve dhe lojëve në kampionate e po ashtu salla dhe palestra në përgjithësi po dëmtohet edhe më shumë. Deri kur?!”, reagon ashpër KH Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...