Më 21 maj mësojmë kundërshtarët e botërorit - Bota Sot
Më 21 maj mësojmë kundërshtarët e botërorit

Hendboll

Më 21 maj mësojmë kundërshtarët e botërorit

Më: 18 prill 2019 Në ora: 16:50
Më 21 maj mësojmë kundërshtarët e botërorit

Shorti për kampionatin botëror të juniorëve në hendboll “Spanja 2019” do të tërhiqet më 21 maj në Pontevedra të Spanjës. Botërori mbahet prej 16 deri më 28 korrik në Vigo dhe Pontevedra. Për herë të parë në një botëror merr pjesë edhe Kosova, falë suksesit historik në IHF Trophy. Kombëtarja jonë synon disa fitore në botëror, por shumë do të varet prej shortit. IHF-ja ka ndarë përfaqësueset nëpër rreshta, duke u bazuar në performancë.

Rreshti 1: Sllovenia, Franca, Gjermania, Portugalia
Rreshti 2: Spanja, Egjipti, Kroacia, Islanda
Rreshti 3: Serbia, Norvegjia, Suedia, Hungaria
Rreshti 4: Argjentina, Tunizia, Nigeria, Brazili
Rreshti 5: Korea, Japonia, Bahrejni, Danimarka
Rreshti 6: Kili, Australia, SHBA-ja, Kosova
(Do të formohen katër grupe me nga gjashtë ekipe)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...