Sot Prishtina – Vëllaznimi, nesër superderbi - Bota Sot
Sot Prishtina – Vëllaznimi, nesër superderbi

Hendboll

Sot Prishtina – Vëllaznimi, nesër superderbi

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:32
Sot Prishtina – Vëllaznimi, nesër superderbi

Pas pushimit për shkak të aktiviteteve të shumta të ekipeve kombëtare, ndeshjet e Superligës së hendbollistëve kthehen prej të premtes (sot). Kështu sot nga ora 17:30 takohen Prishtina e Vëllaznimi i Gjakovës. Kjo ndeshje hap javën e 25-të të Superligës. Prishtina është e treta me 36 pikë kurse Vëllaznimi i pesti me 19 pikë.
Të shtunën e gjithë vëmendja do të jetë në Pejë ku zhvillohet superderbi mes skuadrave Besa Famgas e Kastrioti (18:00). Bëhet fjalë për dy skuadrat që janë në pozitat e para me nga 44 pikë. Të gjitha ndeshjet e këtij edicioni mes Besës e Kastriotit ishin cilësore, të forta dhe dramatike. Kështu pritet të jetë edhe këtë herë në “Karagaçi”, ndërsa pritet të ketë edhe shumë shikues.
Po të shtunën prej orës 18:00 luhet edhe ndeshja Drita – Vushtrria.
Dy ndeshjet e javës së 23-të të Superligës B janë të dielen: Zhegra – Samadrexha (17:30), Drenica – Trepça (18:00).
Në Ligën e Parë të hendollistëve është java e 14-të. Ndeshjet luhen të dielen: Deçani – Ulpiana (12:00), KEK-u – Prizreni (12:30), Dukagjini – Llapi (14:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...