Izet, ku e ke kalin e bardhë? - Bota Sot
Izet, ku e ke kalin e bardhë?

Hendboll

Izet, ku e ke kalin e bardhë?

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:43

I shkëlqen fytyra si ari Izet Gjinovcit dhe pa dyshim se tani ka arsye t’i drejtohet shtetit të Kosovës: Më duhen më shumë mjete financiare, se me suksese nuk jam më vetëm të mëhallës!

Izet Gjinovci është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës. E para, Kosova U-21 u kualifikua direkt në Kampionatin Botëror që mbahet gjatë këtij viti në Spanjë. Kosova U-21 futet në histori, u bë kombëtarja e parë nga sportet kolektive në vendin tonë, që do të garojë në Kampionatin Botëror U-21.

Andaj, këtë sukses e bënë Gjinovcin të hip në kali të bardhë. Eh, sikur ta kishte kalin e bardhë, sigurisht se ai do të shëtiste rreth e përreth çarshisë së Prishtinës, për faktin se ka qenë edhe i pari nga sportet kolektive kur ishin pranuar përkohësisht si FHK në EHF me 18 dhjetor të vitit 2004 pikërisht në Budapest.

Prandaj, duhet gjithsesi Izetit t’i blihet kali i bardhë që ta nderojnë për punën e madhe dhe e meriton që ai të shëtis nëpër çarshi të Prishtinës, e para si dhuratë apo shpërblim një kali të bardhë, sepse e meriton se ka suksese tani për tani!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...