Kroatja dhe sllovenja në Kosovë

Hendboll

Kroatja dhe sllovenja në Kosovë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 12:48
Kroatja dhe sllovenja në Kosovë

Të shtunën e të dielen vazhdon shkollimi për trajnerë të hendbollit sipas RINCK Konventës. Në radhë është pjesa e tretë e Modulit 3, që do të realizohet në Gjakovë. Pjesa teorike do të mbahet në shkollën fillore “Yll Morina”, ka njoftuar Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.

Gjatë dy ditëve trajnerët që po shkollohen, do të kenë program të ngarkuar ku do të marrin shumë informata me rëndësi për punën me hendbollistë. Këtë herë do të ligjërojnë kroatja Lidija Bojiq- Çaçiq dhe sllovenja Martan Bon. Bëhet fjalë për dy eksperte nga fusha e hendbollit me thirrjen doktor i shkencave.

Disa prej temave që do të shtjellohen në pjesën teorike janë: trajneri i hendbollit dhe aftësitë e komunikimit, roli i portierit në superioritetin numerik  (7:6) në hendbollin modern, periodizimi i trajnimit për kategoritë e të rinjëve, superioriteti numerik (6:5) në hendbollin modern – disa ndryshime.

 Në praktikë temat që do të shtjellohen janë: ndryshimet në sulm kundër sistemit të mbrojtjes 6:0, ndryshimet në sulm kundër sistemit të mbrojtjes 5:1, aplikimi i mbrojtjes 6:0 në forma të ndryshme, zhvillimi i përceptimit dhe fokusimit te lojtarët e hendbollit duke përdorur trajnimin e aftësive vizuele, aplikimi i mbrojtjes 5:1 në forma të ndryshme, trajnimi individual për lojtarë në pozita të ndryshme – alo, pivot, bek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat