Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, njeriu që ka dhënë shumë për sportin e Kosovës në kohën e okupimit, po ashtu edhe pas luftës ka qenë alfa e omega e hendbollit, befason me një foto, duke treguar se në derbin e madh ku vendoset për vend të parë mes Besa Famgas nga Peja dhe Kastriotit, ka prurë edhe simpatiket, kroaten edhe sllovenen në palestër.
“Sonte ne ndeshjen derbi te Kampionatit te Republikës së Kosovës në Pejë në mes të Besa Famgas dhe Kastrioti edhe ligjërueset e EHF-it Lidija Çaçiç- Bojiç dhe Marta Bon”, shkruan në faqen e Federatës sl Hendbollit të Kosovës. Na çmendi Gjinovci me përkushtimin e tij! Trajneri i Kosovës U-21 Fatmir Muhaxheri qeshet për atmosferën dhe respektin që ka për mysafiret.