Burim Zaskoku kthen frymën dhe cilësinë te KHF Kastrioti

Hendboll

Burim Zaskoku kthen frymën dhe cilësinë te KHF Kastrioti

Nga: K. G. Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:13
Burim Zaskoku

Ish hendbollisti Burim Zaskoku me sukses po drejton klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat). Me ardhjen e tij kryetrajner në klubin shtatë herë kampion i pasluftës, vërtet ka kthyer atmosferën pozitive dhe ka rritur edhe nivelin e lojës.

Zaskoku ka ardhur në vend të Vlora Jasharit dhe nga ardhja e tij Kastrioti po befason për të mirë me angazhim, lojëra cilësore dhe është një atmosferë jashtëzakonisht e mirë, kështu konstatojnë edhe disa njohës të kësaj loje në Ferizaj.

Kastrioti mbetet jashtë garave të play-off-it, jo me fajin e Burim Zaskokut, sepse ai e ka marr shumë vonë ekipin. Zaskoku e udhëhoqi ekipin dhe për pak nuk shkoi në finale, por momentin kur e kishte marr ekipin ai, ka qenë total i papërgatitur, humbi me 32:30 në Gjakovë nga Shqiponja!

Prandaj, kryetari i klubit Besnik Berisha, ka bërë hapin e duhur me Zaskokun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat